Kristjan Asllani u transferua te Interi me shpresën e zëvendësimit të Marcelo Brozoviç, por me largimin e kroatit drejt Arabisë Saudite, ai ka gjetur një mjeshtër tjetër për të ndjekur.
Hakan Çalhanollu po tregon se është një ndër më të mirët në rolin e regjisorit para mbrojtjes dhe nuk është rastësi që turku është i paprekshëm në radhët e skuadrës së Inzagit që po bën shumë mirë në këtë sezon.
Zëvendësuesi i tij është pikërisht Asllani, i cili merr vendin në fushë të turkut sa herë që ky i fundit ka nevojë për frymëmarrje.
Edhe vetë klubi i Interit e sheh në të njëjtën mënyrë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që po mëson nga ajo që po shfaq turku në fushën e lojës me fanellën zikaltër. Kjo kuptohet edhe nga postimi i sotëm në rrjete sociale ku shfaqeshin të dy futbollistët.
“Studenti dhe mësuesi” ishte diçitura që shoqëronte foton e dy mesfushorëve, që mori komente të shumta nga tifozët të cilët vlerësoni aftësitë e të dy lojtarëve.