Një pikë këmbimi valutor në Tiranë ka rënë pre e grabitjes.
Mësohet se autori është një person, që kishte vendosur maskë në kokë dhe kishte veshur bluzë të kuqe.
Policia lajmëron se autori dyshohet se ka qenë i pajisur me një pistoletë, që dyshohet se ka qenë lodër. Efektivët janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.