Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin “Milot-Morinë”.

Dy persona të cilët udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen” janë përplasur me barrierën anësore të rrugës ku për pasojë ka humbur jetën 21-vjeçari A.Sh, drejtues i veturës.

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.