Vendosni fjalën kyçe....

Audit në Shkodër iu hodh molotov, hollësitë nga ngjarja


Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku një makine u vuri zjarr dhe shpërtheu, zbardhen detaje të tjera që sjellin më shumë dritë mbi incidentin.

Sipas raportimit nga Senad Nikshiqi për BW, kamerat e sigurisë kapën një person që shkonte në vendin e ngjarjes me një motor dhe aty ka hedhur një shishe molotov me benzinë, duke shkaktuar shpërthimin.

Po ashtu, është zbuluar se Bledar Freskina, pronari i automjetit të goditur, gjithashtu ka në pronësi një lokal në Shkodër.

Bledar Freskina ka dhënë deklarata për policinë duke thënë se nuk ka njohuri rreth autorëve të sulmit me molotov, ndërsa ka pohuar se ka pasur disa debate të vogla me individë të ndryshëm, megjithatë nuk ka dhënë emra konkret duke theksuar se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me ta.

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”-njoftonte policia.