Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët polakë paralajmërojnë bllokimin e një pikëkalimi kyç me Gjermaninë


Fermerët në Poloni thanë se do të bllokojnë një rrugë kyçe kufitare që e lidh shtetin me Gjermaninë, si pjesë e protestave të tyre kundër rregullave evropiane dhe importeve të lira.

Protestuesit thanë se po planifikojnë të bllokojnë autostradën kyçe A2, që lidh Varshavën me Berlinin, në pikëkalimin kufitar në Slubive.

Bllokada është paraparë të zgjasë 24 orë, duke nisur nga dita e diel, tha për AFP-në zëdhënësi i lëvizjes protestuese të fermerëve në Poloni, Dariusz Wrobel.

Fermerët polakë veçse kanë organizuar protesta në kufi me Ukrainë, duke bllokuar importet bujqësore ukrainase. Fermerët e tjerë evropianë javëve të fundit po ashtu kanë organizuar protesta.