Me rastin e ditës së fundit të testeve në Bahrein, Lewis Hamilton rikthehet për të folur për kalimin e tij te Ferrari duke filluar nga viti 2025.
“Ferrari është një ëndërr fëmijërie. Ishte një mundësi që vendosa ta shfrytëzoj. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Mercedes më ka mbështetur për 26 vjet dhe jam krenar për arritjet e mia me këtë kompani, por mendo se duhet të shkruaj historinë time dhe mendova se ishte koha e duhur për të filluar një kapitull të ri.
Kur isha fëmijë dhe luaja videolojra të Formula 1, kam zgjedhur gjithmonë Michael Schumacher. Çdo shofer pyet veten se si do të ishte të vishte kostumin e Ferrarit. Ferrari nuk ka arritur rezultate të shkëlqyera që nga viti 2007 dhe kjo gjithashtu më stimulon”, ka thënë ndër të tjera Hamilton.