Vendosni fjalën kyçe....

INUV i Himarës aksion për prishjen e 13 ndërtimeve biznesi në bregdetin e Lukovës


INUV i bashkisë Himarë ka nisur një aksion për prishjen e lokaleve në plazhin Shpella në bregdetin e Lukovës.

Sipas burimeve gjatë aksionit do të prishen 13 ndërtime, të cilat janë vlerësuar pa leje.

Një pjesë e pronarëve të këtyre objekteve i kanë hequr vullnetarisht materialet nga objektet e tyre. Në mbështetje të INUV Himarë ka shkuar edhe IKMT dhe policia.