Vendosni fjalën kyçe....

Kompania mediatike Vice ndalon publikimin në uebsite dhe shkurton qindra vende pune


Vice Media po planifikon të shkurtojë qindra vende pune pasi ndaloi së publikuari në Vice.com, njoftoi shefi ekzekutiv Bruce Dixon. 

Në maj, firma paraqiti kërkesën për falimentim në SHBA dhe u ble nga Fortress Investment Group.

Dixon tha se Vice planifikon të bashkëpunojë me kompanitë e njohura mediatike për të shpërndarë përmbajtjen tonë dixhitale’.

Firmat mediatike duke përfshirë Channel 4, Los Angeles Times dhe Business Insider kanë shkurtuar gjithashtu vendet e punës këtë vit.

“Nuk ka shumë kosto  për ne që të shpërndajmë përmbajtjen tonë dixhitale siç kemi bërë më parë,dhe kjo do të bëjë që ne do të reduktojmë fuqinë tonë punëtore, duke eliminuar disa qindra pozicione,” tha ai .

Kompania vazhdon të shesë biznesin, sipas zotit Dixon, i cili tha se njoftimi do të bëhet në javët e ardhshme. 

I lançuar në vitin 1994 si një revistë e quajtur Voice of Montreal nga Shane Smith, Gavin McInnes dhe Suroosh Alvi, Vice Media operon në më shumë se 30 vende.

Kompania vlerësohej në 5.7 miliardë dollarë ( 4.5 miliardë £) në vitin 2017 dhe dikur u shpall si pjesë e pararojës së kompanive të vendosura për të prishur peizazhin tradicional të medias me përmbajtje të mprehtë, të fokusuar tek të rinjtë, që përfshin shtypin, ngjarjet, muzikën, online, TV dhe filma artistikë.

Shpresa ishte që Vice do të tërhiqte miliona të rinj përmes platformave të mediave sociale si Facebook dhe Instagram.

Përmbajtjet më të fundit përfshinin dokumentarë rreth influencuesit kontrovers Andrew Tate dhe një film për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga aktori Sean Penn. 

Megjithatë, të ardhurat e kompanisë kanë qenë të paqëndrueshme për disa vite dhe ajo gjithashtu ka luftuar për të nxjerrë një fitim, shkruan BBC.