Vendosni fjalën kyçe....

Porti i ri në Porto Romano, PL: U premtua zeo investim nga Buxheti i Shtetit, por do financohet i gjithi nga taksat e qytetarëve


Partia e Lirisë e konsideron të papranueshme financimin me fonde të buxhetit të shtetit të ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano.

Sekretarit i Përgjitshëm PL-së, Tedi Blushi, u shpreh se ky projekt nuk do sjellë përfitime për qytetarët përsa kohë po bëhet me taksat e tyre. Blushi thekson se SPAK duhet të hetojë për këtë aferë të nisur me projektin strategjik të Portit të Durrësit.

“Qeveria ka planifikuar të shpenzojë për Portin e Durrësit rreth 430 milion euro nga Buxheti i Shtetit, financim që do të mbulohet 100% nga taksapaguesit shqiptarë. Pra nga premtimi për “zero investim nga Buxheti i Shtetit”, u pretendua investimi me skemën PPP në 390 milion euro, dhe së fundmi në investimin direkt nga Buxheti i Shtetit të 430 milion euro. Sigurisht që vlera përfundimtare do të jetë shumë herë më e madhe dhe parashikohet të kapë shifrën marramendëse të rreth 1 miliard euro. Shpenzimet për ndërtimin e portit të ri ishin destinuar fillimisht në buxhet si financim i huaj, por duke qenë se as NATO dhe asnjë bankë nuk e konsideroi projektin fizibël, paratë po jepen nga buxheti. Qartazi, asnjë përfitim ekonomik për shtetin dhe shqiptarët, përkundrazi një katastrofë ekonomike dhe plaçkitje flagrante e taksave të tyre. Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK të reagojë dhe të mos mbyllë sytë para këtyre fakteve në dritë të diellit, që provojnë se afera e Portit të Durrësit, nuk është gjë tjetër vetëm vjedhje dhe korrupsion i pastër”- u shpreh Blushi ndër të tjera.