Vendosni fjalën kyçe....

Krimi familjar në Durrës, policia zbardh dinamikën


Të tjera detaje tronditëse ka zbardhur policia e Durrësit për krimin e rëndë në familje, ku dyshohet se tre fëmijët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë babain e tyre, Pëllumb Meta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku autor dyshohet të jetë djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, ndërsa në krim akuzohen se kanë bashkëpunuar vajza, Hygerta Meta dhe djali tjetër, Amarildo Meta.

Tre fëmijët e akuzuar pasi kanë kryer krimin në një nga dhomat e shtëpisë, e kanë transportuar trupin e të atit në një kasolle në ambientet e jashtme të banesës, ku edhe e kanë varrosur për të fshehur ngjarjen.

Më pas, djali i madh shkoi në polici për ta denoncuar si të zhdukur.

Pasi u arrit të zbulohej se nuk bëhet fjalë për zhdukje, por për një krim, policia tha se në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi.

Në polici, autorët e dyshuar kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Të tre fëmijët tashmë janë vënë në pranga, ndërsa nëna e tyre, Blerina Meta është në hetim në gjendje të lirë.