Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan se hodhën molotov drejt kryeministrisë, dalin para gjykaës katër protestuesit


Katër protestues që u arrestuan më 20 shkurt gjatë protestës së organizuar para Kryeministrisë, janë paraqitur sot para gjykatës.

Seanca gjyqësore është ndjekur edhe nga disa deputetë të opozitës.

Personat që janë paraqitur para gjykatës janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis.

Ata sot do të njohën me masën që do vendosin gjykatësit e çështjes.

Opozita zhvilloi protestë kombëtare më 20 shkurt e cila ishte në përgjithësi e qetë, përveç rasteve sporadike kur u hodh, molotov dhe sende te forta drejt policisë dhe kryeministrisë.