Pas arrestimit të 19-vjeçares së akuzuar për vrasjen e të atit në Shënvlash të Durrësit, në pranga kanë përfunduar edhe dy vëllezërit e saj.
Sipas policisë, në qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i 50-vjeçarit Pëllumb Meta janë gjetur shenha gishtërinjsh të të birit, 25-vjeçarit Hysen Meta.
Viktima dyshohet se është vrarë disa ditë më parë dhe është groposur pranë shtëpisë.
Krimin deri tani e ka marrë përsipër 19-vjeçarja e cila ka deklaruar se i ati nuk e linte të shkollohej dhe se e kishte fejuar pa dëshirën e saj me një djalë emigrant në Itali.