Ditën e sotme një një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit.
Një 19-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri babanë e saj dhe e ka varrosur në ambientet e shtëpisë së tyre.
Sipas deklaratave të autoriteteve, vrasja ka ndodhur më 13 shkurt por trupi i tij është gjetur vetë ditën e sotme.
Fillimisht është gjetur makina e viktimës rreth 200 m larg banesës që sipas autoriteteve është bërë për të humbur gjurmët.
Policia filloi hetimet pas telefonatës së njërit nga fëmijët të 49-vjeçarit Pëllumb Meta i cili denoncoi për humbjen e kontakteve me të atin.
Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 49-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.
Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mbuluar me batanije.
Krimi është marrë përsipër nga 19-vjeçarja, e cila ishte studente në vitin e parë për Ekonomi Biznes.
Në deklaratën e saj në polici, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka pretenduar se ajo është detyruar të fejohet pa dëshirën e saj, duke përshkruar një kontekst të ndërlikuar familjar që ka përfunduar me aktin e dhunshëm.
“Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor.
Policia vijon hetimet pasi dyshon se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor. Kjo pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, dhe zhvendosja e trupit, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.
Në familjen Meta duket të ketë pasur konflikte të vazhdueshme lidhur me çështjen e fejesës së 19-vjeçares.
Megjithatë, edhe pse familja ka patur sfida dhe tensione të brendshme, jeta e tyre ka vazhduar me normalitet pas ngjarjes së tronditshme. Një fakt i habitshëm është se, ndonëse krimi i rëndë ka ndodhur brenda mureve të tyre, ata kanë vazhduar aktivitetin e tyre të përditshëm në mënyrë relativisht të qetë, pa shfaqur shenja të dukshme të stresit apo shqetësimit në publik. / Hashtag.al