Vendosni fjalën kyçe....

Austri/ 3 gra gjenden të vrara me thikë në një shtëpi publike në Vjenë


Tre gra janë gjetur të vdekura në një shtëpi publike, këtë të shtunë në Vjenë.

Ishte një dëshmitar i cili konstatoi gjurmë gjaku jashtë ndërtesës dhe lajmëroi policinë të premten në mbrëmje.

Trupat e tre viktimave kishin “prerje dhe plagë me thikë”,- tha zëdhënësi i policisë, Philipp Hasslinger për Associated Press.

Sipas mediave, një 27-vjeçar u arrestua shpejt në afërsi të shtëpisë publike që ndodhet në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak, teksa mbante një thikë, e cila pretendohet se është arma e krimit.I riu po merret në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka lidhje apo jo me masakrën.

Policia austriake ka marrë në pyetje edhe një grua e cila u gjet në shtëpinë publike ku ishin trupat e 3 viktimave, identiteti i të cilave është ende i paqartë. Shtëpitë publike janë të ligjshme në Austri.

Gjithashtu një tjetër rast tronditës është regjistruar në Vjenë ku një grua dhe vajza e saj, 13 vjeçe, u gjetën të vdekura në një apartament, të premten e kaluar.

Sipas mediave dyshohet se nënë e bijë janë mbytur nga babi i të miturës.