Vendosni fjalën kyçe....

Krerët e Tajvanit “jashtëzakonisht e shqetësuar” se SHBA-ja mund të braktisë Ukrainën


Zyrtarët e lartë tajvanezë pyetën vazhdimisht anëtarët e një delegacioni të Kongresit të SHBA-së se çfarë do të thotë ndihma e ngecur për Ukrainën lidhur me angazhimet e SHBA-së për të mbrojtur ishullin nga agresioni i mundshëm kinez.

Javën e kaluar Senati miratoi shtesën e sigurisë kombëtare, që përfshin 1.9 miliardë dollarë fonde të SHBA-së për të rimbushur magazinat pas dërgimit të armëve në Tajvan, por kreu i Kongresit, Mike Johnson, është zotuar të bllokojë projektligjin nëse nuk përfshin dispozita për të forcuar sigurinë kufitare.

“Tajvani është jashtëzakonisht i interesuar për Ukrainën dhe është jashtëzakonisht i shqetësuar se ne mund të largohemi nga Ukraina,” u tha gazetarëve të premten në fund të tre takimeve ligjvënësi Mike Gallagher, kryetar i Komisionit të Përzgjedhur të Kongresit për Kinën (CODEL).

Çështja e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën u ngrit në takimet që Gallagher dhe anëtarët e CODEL, përfshirë anëtarin e komitetit Raja Krishnamoorthi , kishin me zyrtarë të lartë përfshirë Presidenten në detyrë të Tajvanit Tsai Ing-wen dhe zv.presidentin Lai Ching-te.

“Ata po vëzhgojnë kërkesat shtesë për Ukrainën si skifterë dhe e shohin Ukrainën që mbizotëron kundër pushtimit kriminal nga Rusia si tepër të rëndësishme për t’i dërguar një mesazh Partisë Komuniste Kineze,” tha Krishnamoorthi.

Bllokimi i Kongresit ka ngrirë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Kievin dhe ka shkaktuar paralajmërime nga Pentagoni se ushtarëve ukrainas në vijën e frontit po u mbarojnë municionet dhe armët e tjera të nevojshme për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Kjo ka trembur krerët e Tajvanit që gjithashtu mbështetet shumë te armët e SHBA-së për të penguar kërcënimet e përsëritura nga udhëheqësi kinez Xi Jinping për përdorimin e forcës për t’u “ribashkuar” me Tajvanin.