Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë teksa po shihte një ndeshje basketbolli.
Sipas policisë, i mituri po ndiqte një ndeshje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe ka humbur befas ndjenjat duke ndërruar jetë më pas në spital.
Dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar atak kardiak.
Njoftimi
“Tiranë, sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.”