Nga Habjon Hasani
1. Në Maj 2020 Edvin Prifti i dërgon një reviste prestigjoze mjekësore, një studim të tij fillestar, në të cilin ai kishte vërejtur se COVID-i sulmonte egërsisht personat me imunitet të fortë dhe luftohej me mirë nga personat me imunitet të dobët.
Ndonëse në dukje paradoksale; kirurgu e kishte vërejtur këtë fenomen te personat që kryenin operacion në zemer, të cilët bombardohen me disa ilaçe që ulin jashtëzakonisht shumë imunitetin. Këta persona ia dilnin të mbijetonin me sukses dhe pse të prekur nga COVID-i.
Më pas kirurgu konsultoi statistika të personave me HIV-AIDS apo personave me kancer, që gjithashtu ishin të bombarduar me ilaçe (kimioterapi) që ulnin imunitetin, rezultoi që edhe te këta persona vdekjet vijonin normalisht të pandikuara nga COVID-i.
2. Revista shkencore i kthen përgjigje kardiokirurgut Prifti dhe i thotë se gjetjet e tij, edhe pse në fazë paraprake, ishin shumë interesante dhe këtë studim fillestar do ia paraqitnin OBSH-së.
3. Pas një jave revista e kontakton sërish dhe duket se kishte ndryshuar qëndrim 180 gradë. I përgjigjet ftohtë duke i thënë se studimi i tij duhej të përfshinte më shumë kampione statistikore për t’u publikuar.
4. Një muaj më pas, në qershor 2020, Edvin Prifti vihet nën hetim dhe përgjim nga SPAK.
5. Në këtë periudhë ende nuk ishte autorizuar vaksina. Studimi i Priftit sugjeronte automatikisht një mjekim alternativ që sfidonte biznesin e vaksinave që ishin në proces konceptimi, të paktën zyrtarisht.
6. Më 8 Dhjetor 2020 kardiokirurgu Edvin Prifti publikon një editorial në “Panorama”, thelbi i të cilit ishte se vaksinat e prodhuara kryenin modifikim gjenetik te njeriu. Pra pasi vaksinohesh, kodi yt gjenetik ndryshon, për mirë apo për keq nuk e dimë ende, por ndryshon kodi gjenetik, je gjenetikisht specie “tjetër” pasi vaksinohesh.
7. Tre muaj më vonë, në shkurt 2021, Edvin Prifti arrestohet, i sekuestrohet laptopi personal.
8. Pasi del me kusht, kardiologu Edvin Prifti kërkon një kopje të hard diskut të sekuestruar nga prokuroria. Pasi merr kopjen ai vëren se në kopjen e dhënë nga SPAK, mungonte folderi “Sars Cov” në të cilin ai kishte gjithë gamën e materialeve të studimit që kishte nisur në muajin Maj 2020.
9. Në vitin 2024 në një intervistë për Tucker Clarson, ministri i Shëndetësisë së Floridas, Joseph Ladapo, deklaron se vaksina realizon modifikime gjenetike në trupin e njeriut. Ministri i Shëndetësisë ne Florida deklaroi në 2024-ën atë që Edvin Prifti në Tirane e kishte shkruar 4 vite më parë.
10. Nga ana tjeter studime prestigjoze të vitit 2023 dhe 2024 kanë mbështetur tezën e Edvin Priftit të hedhur që në Maj 2020, sipas së cilës COVID-i dëmton më pak njerëzit me imunitet të ulët.
Në këto kushte lindin disa pyetje logjike:
a) A e ka luksin Shqipëria të persekutojë me hetime të vetmin autoritet shkencor në mjekesi që ka hedhur teza që homologëve të vet në SHBA iu deshën 4 vite për t’i thënë?
b) Si shpjegohet kjo këmbëngulje dhe ky zell i SPAK dhe zotit Dumani për të dënuar apo sekuestruar pasurinë e të vetmit mjek shqiptar që pati guximin profesional të arsyetonte dhe të hidhte teza me valencë globale?
c) A mund të jetë i ndikuar hetimi ndaj Edvin Priftit nga zgjatimet e interesave të multinacionaleve farmaceutike?
d) Përtej elementëve të ryshfetit që SPAK mund të ketë dyshuar në aktivitetin e tij si kardiokirurg, a e ka Shqipëria luksin të linçojë një talent të tillë, në kushtet kur sektori i shëndetësisë noton i gjithi nën vasalitetin e interesave të grosistëve farmaceutikë vendas e te huaj?
e) Element shtesë. Edvin Prifti akuzohet për pastrim parash, ndërkohë që parate i janë kapur cash. Çfare kuptimi ka kjo? Si mund të pastrosh paratë pa i futur ato në sistem bankar dhe në formule pagimi taksash?
Janë thjesht disa të dhëna dhe pyetje logjike, por që gjykoj se duhen shtruar për diskutim, pasi revanshi i SPAK me prangat, mund të jetë duke dëmtuar principet themelore dhe tabanin e shoqërisë sonë.