Shënohet sot përvjetori i dytë i pushtimit rus të Ukrainës. Teksa e gjithë bota ka dhënë mesazhe për ndaljen e luftës, presidentja e KE-së, Von der Leyen do të jetë në Kiev. Ndërkohë, SHBA-të kanë vendosur 550 sanksione ndaj Rusisë, që kjo e fundit të ndalë agresionin e saj në Ukrainë.
Nga ana tjetër Biden ka paralajmëruar Putinin, se duhet të paguaj për atë se çka ka bërë. “Putini duhet të paguajë ose do të ecë përpara.”, tha Biden. Sakaq, Zelensky ka paralajmëruar një kundërofensivë të rej ndaj Rusisë.
Mes luftës që vazhdon, BE ka nisur zyrtarisht paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa synon të kufizojë më tej aksesin e Rusisë në teknologjitë ushtarake dhe të përfshijë në listë kompani dhe njerëz të tjerë të përfshirë në përpjekjet e luftës ruse.
Ndërkaq shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në fabrikën e çelikut, një nga më të mëdhatë në të gjithë Rusinë, disa orë më parë. Raportet e pakonfirmuara nga mediat ruse dhe ukrainase kanë bërë ne dije se sulmi është bërë nga një dron ukrainas.
Gazeta online Ukrainska Pravda raporton se shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në qytetin Lipetsk, i cili ndodhet rreth 400 kilometra në jug të Moskës. Guvernatori i rajonit Igor Artamonov në një postim në platformën Telegram thotë se zjarri që ra në fabrikën e NLMK është shuar dhe se nuk ka viktima.
Në të nënvizohet se po hetohen informacionet për bastisjen e dronëve ukrainas dhe vërtetësinë e videove që vërshojnë në rrjetet sociale, që dyshohet se regjistrojnë momentin e sulmit në fabrikë. Ministria ruse e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët se dronët u kapën në rajonet e Tula (rreth 150 km në jug të Moskës) dhe Kursk (afër kufirit me Ukrainën).
BREAKING:
Ukrainian suicide drones are striking the Novolipetsk Metallurgical Plant in Lipetsk, Russia pic.twitter.com/rVOBnuy0Gh
— Visegrád 24 (@visegrad24) February 24, 2024
Breaking
🇷🇺🇺🇦 Lipetsk,Russia
the Novolipetsk Metallurgical Plant has been attacked by multiple drones, one got through or debris from Air defense but a fire has broken out, pic.twitter.com/A7O75wTR1Z
— World of Russia (@worldview50) February 24, 2024
Explosion and fire at Novolipetskiy Metallurgical Kombinat – plant producing polymer-coated steel, in Lipetsk, Russia. Witnesses heard sounds of drones and explosions (possibly Russian air defenses) before main blast, caught on video below. pic.twitter.com/S1bYDpJ8ti
— Euan MacDonald (@Euan_MacDonald) February 24, 2024