Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Zhvlerësimi i Euros reflektohet në rritjen e çmimeve dhe mbylljen e bizneseve


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se ekonomia shqiptare ka emergjencë të jashtëzakonshme.

Tabaku u shpreh se ndryshimi i buxhetit nga ana e qeverisë dy muaj pas fillimit të vitit nuk i jep asnjë zgjidhje kësaj situate, duke shtuar se fondet e pensioneve janë hequr dhe i kanë çuar tek borxhi.

Unë e di që  shqetësimet e qytetarëve janë tërësisht të ndryshme nga ato të politikës. Qytetarët janë të shqetësuar për ekonominë, për xhepin, për papunësinë dhe në fund të ditës për rritjen e çmimeve. Po çfarë ndodh dy muaj pasi ka filluar viti? Ndryshon buxheti! Si? Fondet e pensioneve i heq dhe i çon tek borxhi. Fondet e pensionistëve që i kanë dhënë 500 lekë në ditë shtesë i marrin dhe i çojnë tek shlyerja e borxhit, kjo është politika e qeverisë.

Nga ana tjetër edhe mbështetjen për fasonët e japin të copëzuar, nuk e japin ashtu siç duhet, japin një fond garancie lëmoshë. Ndërkohë që duhet të kishin menduar me kohë se si t’i ndihmonin këto 75 mijë familje  që po dalin në rrugë nga paraja e pisët, prej informalitetit me një paketë reale për ta mbyllur zinxhirin në këtë ekonomi. Për ta mbështetur këtë sektor si të vemtin në zinxhirin “Made in Albania”.

Sot, ekonomia  shqiptare ka një emergjencë të jashtëzakonshme; zhvlerësimin e euros që reflektohet çdo ditë në rritjen e çmimeve, në papunësi, në biznese që mbyllen në vështirësi ekonomike që ky ndryshim i buxhetit nuk i jep zgjidhje. Në fund të ditës në këto dhjetë vite nuk i ka dhënë kurrë zgjidhje”, shprehet Tabaku.