Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se u hodh vetë nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, humb jetën 47-vjeçari


Një 47-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i Spitalit të Truamës ku po kurohej.

Shtetasi me iniciale M.H ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të mara. Ai ishte shtruar në spital më datë 24 shkurt pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës në Tepelenë.

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”-njofton policia.