Vendosni fjalën kyçe....

Elefantët aziatik në Bangladesh merren në mbrojtje nga Gjykata 


Grupet e të drejtave të kafshëve mirëpritën pezullimin e të gjitha licencave nga Gjykata e Lartë, duke bërë që 200 elefantë aziatikë të mos shfrytëzohen më.

Vendi në të cilin mbaheshin dikur ishte një nga shtëpitë kryesore për elefantët, por gjuetia pa leje dhe humbja e habitatit ka bërë që të shkaktohet një rënie e dukshme e numrit të tyre.

“Ligjet  e mëparshme mundësoni që elefantët e rinj mund të merreshin në robëri dhe departamenti i pylltarisë lëshonte licenca për grupet të cilat merreshin me prerjet e pyjeve dhe më pas përdornin kafshët për të tërhequr trungjet. Të tjerët përfunduan në grupe cirku. Një shfrytëzim i tillë theu kushtet e licencave”, tha gjykata.

Kreu i grupit për të drejtat e kafshëve në Bangladesh, tha se ishte një ‘urdhër historik’.

Ndërsa një aktori tha se shpresonte se do të ishte fundi i ‘stërvitjes’ të ashpër që mund t’u shkaktohej kafshëve.

Një qendër e vëmendjes u ndez mbi këtë çështje vitin e kaluar kur një i ri elefanti u vra nga një tren pasi u përdor për të lypur në rrugë. Ata shpesh pikturohen me ngjyra të ndezura dhe detyrohen të kryejnë mashtrime nga rrëmbyesit e tyre.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC