Vendosni fjalën kyçe....

Itali, u rrëzua nga skela ku punonte, ndërron jetë 43-vjeçari nga Kosova


Një 43-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme në Olbia të Italisë, pasi ra nga skela në një kantier ndërtimi.

43-vjeçari shqiptar i identifikuar me iniciale Bashkim Bitiçi, ra nga lartësia prej dhjetë metrash duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas “La Reppublica, punëtori shqiptar prej dy muajsh ishte shkëputur nga puna për shkak të një dëmtimi që kishte marrë dhe kishte shkuar pranë kantierit thjeshtë për të takuar kolegët e tij, të cilët në atë kohë kishin qenë duke punuar.