Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Presidenti i Argjentinës gëzon si fëmijë kur takohet me Trumpin


Presidenti i Argjentinës Javier Milei ka gëzuar si fëmijë në momentin e takimit me ish-Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Emocionet e tij të gëzimit me Trump u panë në videon e shpërndarë gjerësisht në rrjet teksa të dy takohen.

Presidenti i Argjentinës udhëtoi këtë të shtunë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC), e cila po zhvillohet në National Harbor, Maryland, ku dhe u takua me ish-presidentin amerikan dhe kandidatin aktual për president, Donald Trump.

“Bëni Argjentinën përsëri të madhe,” i tha Trump (në anglisht: “Make Argentina Great Again”) ndërsa të dy u fotografuan në mes të përqafimeve dhe shtrëngimeve të duarve.

“Rroftë liria,”, thotë argjentinasi mes të qeshurave të të dyve.

Takimi u zhvillua në kuadër të ditës së tretë të Konferencës së Veprimit Politik Konservator (CPAC), të mbajtur në Uashington, një ngjarje e nisur në vitin 1974 që është kthyer në një hapësirë për konservatorët brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kandidatët dhe drejtuesit kanë udhëtuar në CPAC vit pas viti për të matur temperaturën e bazës dhe për të testuar pozicionin e tyre përpara mijëra konservatorëve që marrin pjesë në këtë ngjarje.