Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ndërprerë vizitën që kishte planifikuar në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv për shkak se po ndiqej nga një dron rus, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.
Edhe anëtarëve të delegacionit të saj iu kërkua më herët që të ktheheshin me nxitim në mjetet e blinduara, ndërsa përgatiteshin për të vizituar ujësjellësin e qytetit. Droni vazhdoi të ndiqte makinat në lëvizje për pak kohë dhe një alarm ra në Mykolife, por nuk pati sulm.
Baerbock më herët njoftoi se Gjermania do të ofrojë100 milionë euro shtesë (108 milionë dollarë) në ndihmë humanitare për Ukrainën për të mbështetur furnizimin me ujë, spitalet dhe strehimin, shkruan REL.