Vendosni fjalën kyçe....

Publikonte foto denigruese në rrjetet sociale dhe më pas kërkonte para për t’i fshirë, arrestohet 22 vjeçari në Tiranë


Operacioni policor i koduar “R-13”, i kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, ka zbuluar një ngjarje të vjetër.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar shtetasi E. Xh., 22 vjeçar, banues në Tiranë.

Pas hetimeve të kryera, u zbulua se ky shtetas kryente praktikë të paligjshme ku merrte fotografi dhe video të individëve të ndryshëm nga rrjetet sociale dhe pastaj i publikonte ato në profile false, duke i shoqëruar me shprehje fyese dhe denigruese.

Më pas, ai kërkonte shuma parash për të fshirë këto postime, duke arritur deri në shifrën prej 1000 €.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R-13”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas merrte fotografi dhe video të personave të ndryshëm në rrjete sociale, të cilat i publikonte në profile false, me shprehje fyese dhe denigruese. Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash, që shkonin deri në 1000 €.

Po nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, është autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, me të dëmtuar që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë hetimeve është dokumentuar edhe një ngjarje e vjetër nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë falënderon emisionin investigativ “Piranjat”, për bashkëpunimin në këtë rast, dhe i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndiejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim”-njofton policia.