Katër persona kanë humbur jetën nga rënia e një orteku në rajonin malor Auvergne të Francës qendrore.
Ngjarja ndodhi të dielën, ku orteku ra nga një lartësi prej 1600 metrash (5250 këmbë) mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur, u shpreh në një deklaratë prefektura e departamentit Puy-de-Dome.
Gjithashtu raportohet se tre persona të tjerë u plagosën pasi një operacion i madh kërkimi që mobilizonte 50 persona ishte duke u zhvilluar, tha ai.
Gazeta lokale La Montagne raporton se orteku rrëmbeu skiatorët nga një klub aty pranë, të cilët kishin dalë nga pista me një udhërrëfyes.
Malet e Auvergne, shumë prej të cilave janë me origjinë vullkanike, nuk janë aq të larta sa ato në Alpet ose Pirenejtë më në jug, por mund të jenë shumë të largëta me mbulesë të gjerë bore.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Guardian