Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit ndaj personazhit të njohur televiziv, Luiz Ejlli.
Ai akuzohet se në kohën kur ushtronte profesionin e avokatit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi në hetim.
Dosja ndaj tij kaloi për gjykim në dhjetor 2022 ndërsa personazhi në fjalë rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burg.
Seanca e sotme është shtyre për shkak të mungesës së gjyqtares.