Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në familje, një i arrestuar e dy të proceduar në Shkodër


Një person është ndaluar në Shkodër e dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Në pranga kanë rënë 53-vjeçari me iniciale P.G. i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes.

Ndërsa 38-vjeçari me iniciale D.T. e 20-vjeçari me iniciale E.P. janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për dhunë ndaj bashkëshortes e fammiljarëve, përkatësisht.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”