Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump kritikon Princin Harryn: Tradhtoi parimet e Mbretëreshës


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka kritikuari Princin Harry për mosbesnikërinë e tij ndaj ish-mbretëreshës së Anglisë dhe tha se nuk do t’i ofronte asnjë mbrojtje, ndryshe nga Joe Biden. Ish-Presidenti i bëri komentet në konferencën e CPAC në Uashington DC, ku mbajti një fjalim, që elektrizoi mbështetësit e tij konservatorë nga i gjithë vendi.

Vërejtjet Trump përkojnë me një valë të re debati rreth statusit të imigracionit të Princit Harry, pas pretendimit të bërë nga një institut konservator amerikan se Duka nuk mund të kishte hyrë legalisht në vend pasi kishte pranuar se kishte marrë lëndë markotike.

Princi 39-vjeçar pranoi se kishte përdorur kokainë, marihuanë dhe kërpudha psikodelike në librin e tij më të shitur, i cili u publikua në vitin 2023, por avokatët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thanë se ai mund të kishte fabrikuar informacionin për ta bërë librin e tij më tërheqës. për ndjekësit e familjes mbretërore.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka qenë nën sulmin e Fondacionit Heritage prej muajsh, duke pretenduar se dokumentet duhet të publikohen për shkak të zbulimeve të bëra nga Duka i Sussex në kujtimet e tij. Sipas Telegraph, ata argumentuan se përdorimi i mëparshëm i drogës nga Duka i Sussex duhet ta kishte ndaluar atë të hynte në Shtetet e Bashkuara sipas ligjit federal dhe se zbulimi i aplikimit të tij është në ‘interes të jashtëzakonshëm publik’.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NDTV.com