Vendosni fjalën kyçe....

IKMT-ja e Elbasanit aksion për pastrimin  e varrezave të makinave në rrugët kryesore


IKMT-ja e Elbasanit ka vijuar sot aksionin për pastrimin e pikave që shesin makina të përdorura të shkatërruara për skrap, anës rrugës.

Operacioni ka përfshirë rrugën Elbasan-Qafë Thanë ndërsa është mbikëqyrur nga ministri i Brendshëm Balla. Ai tha se pikat e ngjashme do largohen nga të gjitha rrugët kryesore kombëtare.

“Ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit, kështu që në këtë aspekt duhet marrë masa. Jemi në monitorim të gjithë akseve rrugore të rëndësishme, në kuadër të masave për sezonin turistik që po afron, po largojmë mjetet e përdorura e të demoluara për skrap. Po ecim me ritme të kënaqshme, pasi dhe vetë bizneset e kanë bashkëpunimin dhe jemi mirëkuptuar me ta. Mjetet do largohen në kohë nga akset kombëtare.” – tha kreu rajonal i IKMT-së Elbasan.

Faza e parë e gjithë procesit është evidentimi e njoftimi i pronarëve të pikave dhe spostimi i mjeteve nga vetë subjektet.