Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 29692 numri i viktimave në Gaza nga sulmet izraelite


Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 29,692 pasi 86 palestinezë të tjerë u vranë gjatë 24 orëve të fundit

Të paktën 86 palestinezë u vranë dhe 131 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli vijon sulmin e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë e territorit.

“Pushtimit izraelit kreu shtatë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 86 dëshmorë dhe 131 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria në një deklaratë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë,” shtohet në deklaratë.

Izraeli vijon sulmin e tij në Rripin e Gazës, ku të paktën 29,692 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 69,879 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës pass një sulmi ndërkufitar të Hamasit, për të cilin Tel Aviv thotë se vrau afro 1200 njerëz.