Vendosni fjalën kyçe....

Rrjeti i fuqishëm i jep fund mbështetjes financiare për Nikki Haley-n


Amerikanët për Prosperitet, organizata e mbështetur nga miliarderi konservator Charles Koch, do ndalojë shpenzimet e saj në mbështetje të fushatës presidenciale të Nikki Haley, thanë të dielën zyrtarët e grupit.

Organizata – grupi kryesor politik i rrjetit Koch që u nis vitin e kaluar për të dhënë mbështetjen e saj pas kundërshtares së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024, njoftoi ndryshimin një ditë pasi zgjedhjet kryesore të primareve të Karolinës së Jugut panë që Trump të mundte Haley-n në shtetin e saj.

Pas humbjes, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ambasadorja e OKB-së tha se ajo ende planifikonte të vazhdonte fushatën e saj. Megjithatë organizata e fuqishme, Americans for Prosperity Action, tha të dielën se nuk do shpenzojë me për zgjedhjet paraprake presidenciale dhe në vend të kësaj do përqendrohet në mbështetjen e republikanëve në garat e votimit.

Fitorja paraprake e Karolinës së Jugut i dha Trump-it, të cilin shumë nga repubklianët e shohin si kandidatin e supozuar, një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën e tij drejt nominimit republikan. Trump gjithashtu fitoi zgjedhjet paraprake në Iowa, Nevada, New Hampshire dhe Ishujt e Virgjër.