Shpërthim në Durrës, tritoli në afërsi të banesës të Ilir Koçiljas, dy javë më parë vrau një person me thikë


Një shpërthim tritoli raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme (26 shkurt) në lagjen nr. 4 pranë shkollës Bedrie Bebeziqi.

Lënda plasëse është vendosur në afërsi të banesës së Ilir Koçiljas.

Më 14 shkurt rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, gjatë një konflikti të çastit Koçilja qëlloi thikë, shtetasin Halil Kokën. i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.