Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: SPAK shkeli ligjin ndaj gazetarit Elton Qyno, asnjë lëvizje për çështjen e varrezave të Tufinës


Deputeti i Partisë së Lirisë ka shigjetuar SPAK-un duke i kërkuar të hetojë çështjen e eshtrave në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Ai shkruan se SPAK-u shkeli ligjin e veproi rrufeshëm ndaj gazetarit Elton Qyno, ndërsa nuk reagon lidhur me çështjen e eshtrave të Tufinës.

“SPAK vetetime me Qynon dhe breshke per Veliajn per krimin e perdhosjes se eshtrave te varreza e Tufines! Situata eshte bere e padurueshme dhe shperthyese per shkak te kapjes se drejtesise nga Rama dhe rilindja. Asnje qytetar  edhe ai me flegmatiku nuk mund te mos zemerohet dhe egersohet kur shikon se si kjo e ashtuquajtur drejtesi e re ka vetem e vetem nje qellim dhe objektiv: paprekshmerine e qeverise. Te gjithe pane shpejtesine prej vetetime te SPAK ndaj gazetarit  Elton Qyno duke shkelur cdo ligj, per te rrembyer materialet dhe informacionin, qe ai si gazetar dispononte. Ndersa po ky SPAK nuk leviz as gishtin per skandalin makaber te Bashkise se Tiranes lidhur me eshtrat e perdhosura dhe trajtuara kriminalisht ne varrezen e Tufines dhe, qe emisioni investigativ i kishte sjelle te qarta ne driten e diellit. Po si mundet qe as nje krim kaq i shemtuar dhe kaq antihuman nuk e ve ne levizje SPAK-un.” – shkruan Vasili.

Deputeti i opozitës shton më tej se ndërsa SPAK-u traumatizoi familjen e gazetarit, nuk ka bërë asnjë lëvizje për çështjen e eshtrave në varrezat e Tufinës.

Vasili e mbyll shënimin duke theksuar se një SPAK që nuk vepron ndaj krimit e përdhosjes së eshtrave duhet anatemuar me gjithë forcën.

“Mijra shqiptare qe kane pare ne televizor kete krim prisni  qe SPAK  te shkonte me shpejtesi rrufeje ne zyren e Erion Veliajt dhe ne zyrat e Bashkise se Tiranes. Po kjo nuk ndodhi, asnje fjale vetme nga SPAK. Ndersa per gazetarin Qyno nuk u druajten t’i traumatizonin edhe familjen duke shkelur cdo ligj. Ka ca surreter, qe na keshillojne te mos flasim per SPAK se i prishim qetesine. Por nje SPAK qe nuk e vene ne levizje as krimi me perdhosjen e eshtrave te te larguarve nga kjo bote eshte nje SPAK, qe duhet anatemuar me te gjithe forcen.” – mbyll shënimin në Facebook, Vasili.