Vendosni fjalën kyçe....

21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Basha pakt me Berishën, nuk pres të rrëfejë gjë


Xhaxhai i Aleks Nikës, një nga katër të vrarët më 21 janar 2011, tha mbrëmjen e sotme se nuk shpresë se Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm asokohe të dëshmojë të vërtetën se kush e dha urdhrin për të qëlluar.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Mark Nika, tha se Basha ka  pak me ish-kryeministrin Berisha për çështjen në fjalë.

Ai i bëri thirrje Gjykata e Lartë të urdhërojë SPAK-un të hetojë ngjarjen e rëndë.

“Është një pakt që ka me ish-kryeministrin. Po të denoncojë kryeministrin, do të denoncojë veten, nuk besoj ta bajë. Unë di këtë, e ka thënë vetë që vrasjet i ka bërë shteti dhe i quajti legjitime. Ai duhet t’i tregojë para policisë pse ishin vrasje legjitime, kur ata u vranë me duar në xhepa në rrugë. Djali im thjesht ka qenë duke vëzhguar. Vendimi i Strasburgut nuk ka nevojë të shqyrtohet Do ishte mirë që Gjykata e Lartë të mos e zvarrisë më çështjen por të urdhërojë SPAK-un të hetojë. Nëse nuk e bën këtë i bie që të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut.” – tha Mark Nika.