Vendosni fjalën kyçe....

Amnistia Penale/ Alibeaj: Të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës kur kanë protestuar


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë urgjentë nga selia e PD, ka deklaruar se PD jep dakordësinë që në Amnistinë Penale të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës kur kanë protestuar.

“PD është e vendosur për të votuar një pr ligj për Amnistinë Penale, ku nuk përfshihen zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO.

E vetmja rrugë në dobi të njerëzve. Gjuha e kërcënimit, e papranueshme, Vijojmë të jemi të qartë, në raporto me atë që kërkojmë. PD nuk kërkon pazare e nuk do votim të ligjeve tinëzisht. 

Mirëpresim tërheqjen e mazhorancës për tërheqjen e përfshirjes së të dënuarve nga GJKKO. Japim dakordësinë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit pavarësisht kohës kur kanë protestuar”, u shpreh Alibeaj.