Vendosni fjalën kyçe....

Biden ngatërrohet, thotë se Xi Jinping ishte presidenti  i Rusisë (Video)


Presidenti i SHBA Joe Biden është ngatërruar sërish së fundmi me kombësitë dhe identitetin e krerëve botërorë, duke iu referuar homologut kinez Xi Jinping si “kreu i Rusisë” dhe duke mos kujtuar emrin e ish-shefit të tij, Barack Obama.

Presidenti më i vjetër në historinë amerikane u ngatërrua gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë me  guvernatorët amerikanë të shtunën mbrëma.

Duke iu referuar udhëzimeve që mori nga presidenti i atëhershëm Obama, Biden tha: “Kur isha zëvendës president, presidenti im më tha se donte që unë të njihja Xi Jinping sepse ishte e qartë se ai do ishte kreu i Rusisë…Kinës, dhe ne kishim probleme me Rusinë në atë kohë, dhe me vende të tjera gjithashtu.”

Biden përsëriti gjithashtu një anekdotë të gabuar për një bisedë me Xi në pllajën tibetiane, ku dy burrat nuk shkuan kurrë bashkë.

“Kjo është e vërteta e Zotit,” ka thënë ai më parë për atë takim të supozuar. Në ngjarjen e Shtëpisë së Bardhë të së shtunës, ai tha për historinë: “Kjo është dokumentuar dhe është e vërtetë”.