Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja prezanton projekt-ligjin e ri që synon mbrojtjen e fëmijëve në internet


Kanadaja ka prezantuar një projekt-ligj të ri që kryesisht synon t’i mbajë fëmijët të sigurt nga abuzimet në internet.

Legjislacioni, i njohur si Bill C-63, synon të trajtojë burimet e dëmit, duke përfshirë bullizmin kibernetik, përmbajtjen që i shtyn fëmijët të vetëdëmtohen, gjuhën e urrejtjes, nxitjen e dhunës , përmbajtje terroriste, shfrytëzimi i fëmijëve dhe ndarja e imazheve jo konsensuale. Do të jetë e detyrueshme për platformat sociale që të raportojnë pornografinë e fëmijëve në internet.

Publikimi i imazheve intime është një shqetësim i veçantë, i nxitur nga imazhet e falsifikuara nga inteligjenca artificiale, siç është numri i fundit i imazheve grafike false në internet të superyllit Taylor Swift. 

Si të kujdesshëm ndaj përmbajtjeve të dëmshme, platformat online do të jenë përgjegjëse për mënyrën se si e përdorin përmbajtjen. 

Ligji, gati 100 faqe, i paraqitur të hënën nuk është miratuar ende dhe pritet të ketë një debat të nxehtë mes ligjvënësve, pasi partia konservatore e opozitës e quajti tprojektligjin një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Ministri i drejtësisë Virani tha se pret kundërshtim ndaj projektligjit nga platformat sociale, të cilat kanë frikë se legjislacioni i ri do të shkurtojë të ardhurat e tyre.

“Fitimi nuk mund të ketë prioritet mbi sigurinë,” tha ai. 

Gjithashtu ai shtoi se do të ketë dënime të konsiderueshme financiare për ata që bien ndesh me dispozitat e projektligjit të ri.

Shkelësit mund t’i nënshtrohen edhe ligjeve në kodin penal.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA