Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat ndaj Edvin Priftit, reagon kardiokirurgu: E sfidoj hapur SPAK-un, nëse ka përgjim me zërin tim ta bëjë publike


Seanca paraprake për kardiokirurgun Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, u shty këtë të mërkurë, pasi shkak u bë mungesa e avokatit të tij, Henrik Ligorit.

Vet kardiokirurgu Prifti në një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar SPAK-un si institucion që ka shkelur sipas tij çdo procedurë të mundshme.

Prifti thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi dosjen që është administruar nga SPAK, ku supozohet se gjenden fshehje faktesh, përgjimesh apo shkelje proceduriale.

Prifti vijon se e sfidon hapur SPAK-un se nëse ka qoftë edhe një përgjim me zërin e tij ta bëjë publike.

Në 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen ndaj mjekut, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.

 

Postimi:

Sot seanca paraprake e gjyqit tim u shty, kjo per faktin se avokati im ishte i semure. Sigurisht u merzita pasi do doja qe me shpejtesi cdo element i dosjes sime te behet sa me pare publike ne funksion te se vertetes edhe pse prita me durim 3 vjet persekutimesh.

Dua te bej publike per ke ka interes te informohet se ky institucion  i quajtur SPAK i cili trumbetohet per profesionalizem e nuk la tranjim pa bere brenda dhe jashte vendit ka shkelur krye terthor cdo procedure te mundshme pa e vrare fare mendjen, sikurse eshte akuza ndaj meje!

Prej nje muaji qe  u vume ne dijeni per humbjen e nje dosje me 637 faqe e cila eshte administruar nga kjo organizate ne 12 dhjetor 2021 dhe qe nje dite te bukur nuk gjendej me?! Sot e kesaj dite nuk kemi asnje pergjigje. Ka kaluar mese nje muaj dhe ekspertiza kontabel zyrtare ka fluturuar ne ferr apo purgator ne varesi se ku falen!

Por si kjo dosje ka fshehje faktesh, fshehje pergjimesh, shantazhe, makinacione, shkelje proceduriale nga me te ndryshmet dhe absurdet. Te vetmet qe nuk gjenden ne kete dosje jane pergjime apo video apo asnje fakt ndaj meje me fytyren dhe zerin tim. Sot u vura ne dijeni ne menyre jo zyrtare pasi keshtu i bejne gjerat me llafe kafeneje, qe une kam qene ne cdo pergjim te mundshem telefonik dhe ambjental nga qershor 2020 deri ne shkurt 2021 periudhe e pandemise kur une zhvilloja punen normalisht dhe kur skisha asnje dijeni se cpo kurdisej ndaj meje. E sfidoj hapur spak qe nese ka qofte edhe nje pergjim me zerin tim ta bej publik sikurse ka bere publike cdo mesazh te pavlere ketu e tre vjet me pare. asnje nga keto mijera ore pergjime nuk jane perfshire ne dosjen tim. Pse nuk i ben publike spak keto pergjime? Se aty do shihej qarte se cfare flisja dhe cfare ju sugjeroja pacienteve ne nevoje! Po sot u vura ne dijeni qe nje strukture tjeter Operacionalja, me ka mbajtur ne vezhgim per muaj te tere 24 ore ne dite poshte shtepise, ne pune dhe kudo tjeter! Pse nuk behen publike dhe cila ka qene arsyeja e kesaj menyre trajtimi? Qindra milione leke te parave publike te hedhura ne ere per te paguar oficere, roje, deshmi te paqena, shantazhe, zhdukje evidencash, pagesa opgj, dieta, ore pune, investime per manipulime etj etj. Llogarite mund ti beje cdokush? A ia vlen kjo per nje individ qofte ky mjek apo shef sherbimi? Me duket nje investim shume i madh per te qene kaq e thjeshte?! Dhe ju e nderuar media me keto te verteta merruni dhe jo me trillimet e deklaratave per shtyp te nje degjenerimi ligjor dhe social te cilit pa dashur mbase po iu sherbeni! Nuk e di nese edhe ambasadat apo ata qe investuan per nje proces i cili u transformua ne kimerizimin inkuizicional te se drejtes jane te informuar per cka me siper?! Mbase koha do gjykoje gjithshka!