Vendosni fjalën kyçe....

Apple tërhiqet nga projekti për prodhimin e automjeteve elektrike


Kompania amerikane e teknologjisë iPhone kishte arritur të siguronte rreth 2000 punonjës për prodhimin e automjeteve elektrike një dekadë pas fillimit të saj.

Programi u anullua pasi kompania u përball me një sektor gjithnjë e më konkurrues të automjeteve elektrike, sipas raporteve të mediave.

Vendimi për mbylljen e projektit të makinës u njoftua të martën.

Apple thuhet se kishte investuar miliarda dollarë në projekt.

Apple nuk i ka zbuluar kurrë publikisht planet e saj për makinat elektirke , pavarësisht nga një rrjedhje e vazhdueshme e informacioneve gjatë këtyre viteve.

Në vitin 2022, faqja e specializuar The Information publikoi një raport që detajon problemet me të cilat përballet projekti, duke përfshirë largimin e shumë drejtuesve për shkak të një mungese të mbështetjes nga lidershipi. 

Disa prodhues amerikanë të automjeteve kanë frenuar prodhimin e makinave elektrike në muajt e fundit pasi kërkesa është ngadalësuar, shkruajnë mediat e huaja.