Kryeqyteti i bisedimeve e ka quajtur presidenti Begaj, Tiranën, që do presë dy samite sot e nesër.
Në një mesazh në X kreu i shtetit shkruan se Tirana ka vullnetin e dëshirën për të kontribuuar për paqen, bashkëpunimin e zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.
“Tirana kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese!” – shkruan Begaj.