Vendosni fjalën kyçe....

Hasani: Bashkë me aleatët po punojmë për rivendosjen e terësisë territoriale të Ukrainës


Ministri i Jashtëm Hasani tha në konferencën për shtyp me homologun ukrainas Kuleba se Tirana mbështet sovranitetin e Ukrainës e terësinë territoriale të saj.  

Ai dënoi agresionin e Rusisë ndërsa tha se Shqipëria dhe aleatët janë të angazhuar për realizimin e pikës 5 të planit më 10 të tilla që ëështë rivendosja e terësisë territoriale të Ukrainës.

“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Dënojmë me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes. Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5, të rivendosjes në tërësi territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës. Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti.”, tha Hasani.