Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes në Korçë


Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes në Korçë i cili vrau veten pasi qëlloi mbi 40 – vjeçarin Emiliano Pine i njohur ndryshe edhe me emin Jorgo Prifti.

Shtetasi Ilo Lluka mbrëmjen e 28 shkurtit qëlloi me armë mbi Pinen në lagjen nr.18 në rrugën Koço Golniku.

Autori mbeti i vrarë në vend ndërsa Pine u plagos dhe ndëroi jetë rrugës për në spital.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit.Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.