Ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba tha gjatë konferencës për shtyp me homologun Hasani se samiti i sotëm tregon vlerësimin që gëzon Shqipëria në rajon.
Ai theksoi se është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.
Kuleba tha gjithashtu se pret që pas samitit të Uashingtonit në maj, Kievi të jetë edhe më pranë anëtarësimit në NATO e BE.
“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon. Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humanitare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar. Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën. Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës. Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit. Të dashur miq, rroftë Ukraina!” – tha Kuleba.