Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur në Krujë mbrëmjen e sotme.
Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një person i identifikuar si Artan Goga, një tregtar makinash.
Ai është qëlluar me një armë zjarri, pistoletë, në pjesën e kokës.
“Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.