Gjatë ditës së sotme (28 shkurt) në Tiranë u mbajt Samiti për Ukrainën, ku të pranishëm përpos presidentit të Ukrainës, ishin edhe përfaqësues nga vendet e rajonit.
Volodymyr Zelensky gjatë samitit ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin ka bërë një reagim në rrjetin social “X”.
Zelensky shprehet se ka falënderuar Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe për ndihmën e saj humanitare dhe mikpritjes se qytetarëve ukrainas të ikur nga lufta.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Rajon dhe Evropë , që nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Reagimi i plotë:
Jam takuar me Presidentin @AVucic dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën. Unë e informova presidentin Vuçiç për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore.
I met with President @AVucic and thanked Serbia for supporting Ukraine’s sovereignty and territorial integrity, as well as its humanitarian and financial assistance and welcoming Ukrainians who fled the war.
I noted the importance of Serbia’s participation in the Peace Formula… pic.twitter.com/pDQlvU5xPF
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024