Vendosni fjalën kyçe....

Samiti për Ukrainën, Rama: Lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake


Kryeministri Edi Rama ka hapur sot punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët, ku fokusi është te paqja.

“Jemi thellësisht të nderuar që Zlensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo shtë një luftë që as Ukraina e as bashkëshia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake. Parnia juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë”, u shpreh Rama.