Presidenti Zelensky tha nga samiti i Tiranës se është e rëndësishme që Rusia e Putinit të humbë në Ukrainë.
Ai theksoi se vizioni i Kievit për Evropën bazohet mbi parimin e dinjitetit.
Kreu ukrainas tha gjithashtu samiti është një mundësi e mirë për të diskutuar si mund të fuqizohet Evropa.
“Falenderoj Ramën për mbështetjen personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të.” – tha Zelensky.