Vendosni fjalën kyçe....

Apple pritet të zbulojë këtë vit planet për Inteligjencën Artificiale  


Apple ka zbuluar së fundmi planet e saj për këtë vit lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese,tha shefi Ekzekutiv Tim Cook gjatë mbledhjes vjetore të aksionerëve të kompanisë të mërkurën.

Cook tha se prodhuesi i iPhone sheh ‘potencial të jashtëzakonshëm nëpërparimin e inteligjencës artificiale dhe kjo është arsyeja pse aktualisht po investojnë ndjeshëm në këtë fushë. 

“Çdo Mac që lrijohet nga Apple është një pajisje jashtëzakonisht e aftë për AI. Në fakt, nuk ka kompjuter më të mirë për inteligjencën artificiale në treg sot”, tha Cook. 

Aksionarët e Apple refuzuan të zbulonin më shumë informacion se si do e përdorin inteligjencën artificiale në biznesin e saj dhe udhëzimet e saj etike për teknologjinë. 

Propozimi, i cili nuk kaloi por fitoi 37.5% të votave të hedhura, u parashtrua nga besimi pensional i AFL-CIO, federata më e madhe amerikane e sindikatave, e cila ka propozuar edhe masa të AI në kompani të tjera teknologjike, shkruan Reuters.