Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë një mesazh të të rinjve të LRI-së për bashkëmoshatarët e tyre.
“Mos e braktisni Shqipërinë”, thuhet në mesazh, ndërsa Meta shprehet se është një zë u fortë dhe inkurajues që çdo i ri duhet të bashkohet që Shqipëria t’u përkasë atyre.
“Mos e braktisni Shqipërinë” Mesazhi i të rinjve të mrekullueshëm të LRI-së për bashkëmoshtarët e tyre është një zë i fortë dhe inkurajues që çdo i ri duhet të bashkohet që Shqipëria tu përkasë të rinjve!”, thuhet në postimin e kreut të PL.